Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetDekretohen 4 ministrat e rinj

Dekretohen 4 ministrat e rinj

-

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi shkarkimin e 4 ministrave të Qeverisë Rama dhe zëvendësimin e tyre me 4 emrat e rinj. Dekretet e para i përkasin dikasterit për të cilin kreu i shtetit thirri një konferencë të posaçme shtypi, Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nishani e quajti të papërshtatshëm zëvendësimin e Saimir Tahirit me Fatmir Xhafajn, duke iu referuar disa akuzave publike në adresë të këtij të fundit, për veprimtarinë e tij si hetues gjatë periudhës së diktaturës.

Presidenti i Republikës bëri të qartë se dekretimi për Fatmir Xhafën është i detyruar nga Kushtetuta, ndërsa fjala e fundit për të do t’i takojë Parlamentit.  Ai nuk shprehu rezerva përsa i përket lëvizjeve në 3 dikasteret e tjera. Ai dekretoi shkarkimin e Ilir Beqes si ministër të Shëndetësisë dhe zëvendësin e tij me Ogerta Manastirliun. Shkarkimi i Bledi Çuçit u pasua nga dekretimi i Eduard Shalsit si ministër për Cështjet Vendore. Ndërsa në fund, Presidenti Nishani dekretoi Olta Xhaçkën si ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në vend të Blendi Klosit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts