“Une e ti jemi njesoj” eshte aktiviteti i zhvilluar nga shkolla speciale “3 Dhjetori” ne kuader te dites boterore te sindromes Down. Femijet bashke me mesuesit e tyre kane bere nje marshim ne rruget e qytetit te Shkodres duke shperndare lule dhe kartolina, te punuara nga duart e tyre per kalimtaret. Qellimi i ketij organizimi eshte qe edhe keta femije te ndihen te barabarte si gjithe te tjeret, thote psikologia e shkolles Manjola Luani.
Mesuesja Sonila Dashi e cila prej 17 vitesh kujdeset me perkushtim per keta femije, thote se, pavaresisht se eshte rritur ndjeshmeria ndaj tyre , paragjykimet vazhdojne te ekzistojne.
Synimi i kesaj dite eshte ndergjegjesimi, informimi si dhe promovimi per personat qe kane kete sindrome, ne menyre qe te jetojne me dinjitet dhe per te qene aktive e pjesemarres ne komunitetin dhe shoqerine ku jetojne.