Wednesday, January 15, 2025
HomeAktualitetKa institucione qe shqetësohen për mjedisin

Ka institucione qe shqetësohen për mjedisin

-

U përqendruan tek Ura e Vjeter e Bunes, për te dhene nje mesazh për te gjithe administraten e Qarkut te Shkodres, qe te angazhohet drejtepersedrejti  ne ruajtjen e mjedisit, dhe te sherbeje si model për angazhimin qytetar ne ketë drejtim. Ishin punonjës te disa institucioneve qe, me nismen e Prefektures Shkoder, u bashkuan për ketë mesazhe ne Diten Boterore te Tokes. Sekretarja e Pergjithshme e Prefektures Shkoder, Felek Kasemi, thote se do te ishte mire qe ne nje dite  te bashkohej ne terren për mjedisin e gjithe administrata e institucioneve dhe e Bashkise, duke dhene keshtu nje shembull motivimi për qytetaret qe te mos qendrojne indiferent ndaj ndotjeve te ambientit.

Vertete ishin pak institucione qe u angazhuan për pastrimin e mjedisit,pasi Shkodra ka shume me teper, por gjithesesi nje sinjal domethenes për nxitjen e te tjerave e rrezatimin e tyre tek nje opinion i gjere qytetare se mjedisin e kemi te perbashket, ndaj kërkohet kontributi i te gjitheve. Nuk ka cilësi jetese me mjedis te ndotur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts