Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetVelipoje, zyra turistike e mbyllur. Bashkia Shkoder ne gjume te thelle nen...

Velipoje, zyra turistike e mbyllur. Bashkia Shkoder ne gjume te thelle nen freskine e kondicionerit.

-

Sezoni turistik ka nisur, por bashkia Shkoder është ende në gjumë. Zyrat e informacionit turistik po mbahen të kyçura si në plazhin e Velipojës, ashtu edhe ne qender të qytetit, në një forme të pakuptimtë. Çdo turist vendas apo i huaj për një informacion të detajuar në këto zyra, apo për një shërbim turistik, as që mund të pretendojë, pasi përveç godinës së mbyllur nuk ofrohet asgjë tjetër. Deri më sot bashkia e fjaleve ka caktuar afate të shumta, por prej 1 viti jo vetëm po i thyen, por me këtë formë sjellje, ajo po genjen haptazi cdo qytetar. Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe stafi i saj me këtë formë keqmenaxhimi po i japin një goditje të rëndë turizmit, i cili do të ishte një prej sektoreve më fitimprurës në Shkoder. As ne qytet, as në plazh dhe as në Theth zyrat nuk janë hapur, ndërsa turizmi përballet me probleme pa fund, që nga keqadministrimi i territorit, tek papastërtitë apo shërbimet e tjera që lidhen drejteperdrejte me mbarevajtjen e një sezoni që zgjat vetëm 2 muaj e pak. Veres i ka mbetur edhe 15 ditëshi i dytë i korrikut dhe gushti, e me gushtin një shprehje e vjetër thotë se ikën edhe vapa. Duket se kur të ikë i nxehti, pasi tani Ademi dhe vartësit e saj nuk mund të lënë luksin dhe freskinë e kondicionerit, do të dalin në terren për hapjen e ketyre zyrave që kanë për ti shërbyer vetëm statistikave të saj, pasi turisteve jo e jo.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts