Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetBllokohet Kolektori i ujerave te zeza.

Bllokohet Kolektori i ujerave te zeza.

-

 

Molla: Ka shume vështirësi, mungojnë hartat e infrastrukturës

Bllokimi i kolektorit te ujërave te zeza te Dobraçit tek kryqëzimi ne Rus, ka bere qe prej dy ditësh pjesa dërmuese e mjeteve dhe punetoreve te ndërmarrje se ujësjellës kanalizimeve Shkodër te përqendrohet ne ketë pike. Mungesa e hartave te instalimeve te nëndheshme e ka vështirësuar mjaft punën, pasi duhen bere gërmime deri ne 3 metra thellësi.

Për normalizimin e gjendjes, do te ndërtohen 4 puseta te reja dhe lidhjet me kolektorin kryesor te qytetit, por kushtet ne te cilat punohet janë te rrezikshme pasi këtu kalon edhe kabulli i tensionit te larte:

Drejtori Molla e ka një apel edhe për qytetaret dhe shërbimet e policisë se Shkodrës nga te cilët kërkon bashkëpunim.

Besohet se deri ditën e hënë gjendja këtu do te normalizohet, dhe me pas do te vazhdohet me riparimin e rrugës dhe rregullimin e lulishtes. Ndërkohë nuk mund te mos theksohet se edhe ky është një tjetër rast qe tregon për papergjegjeshmerine qe është treguar me investimet ne Shkodër, ku u mungojnë edhe ato me elementaret qe janë hartat.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts