Saturday, April 20, 2024
HomeSportE diela pushim për Vllaznine

E diela pushim për Vllaznine

-

 

Dy seanca stervitore radhazi ka zhvilluar skuadra shkodrane në këtë fillim të përgatitjeve për sezonin futbollistik 2017-2018. Që të dyja, ajo e së premtes dhe të shtunës janë zhvilluar në “Reshit Rusi”, ndërsa e diela u la pushim nga stafi për shkak të fundjavës dhe temperaturave te larta. Për një pjesë të lojtareve janë ndjere lodhjet e dy ditëve impenjative dhe pushimi është pritur pozitivisht. Të hënën pasdreke ekipi do ti rikthehet seancave stërvitore në të njëjtin stadium, për të vijuar programin e hartuar nga ana e stafit teknik. Nga sa bëhet e ditur, me fillimin e javës së re në kampin kuqeblu priten zhvillime të reja, ku me shumë gjasa skuadrës do ti bashkohet shkodrani Edon Hasani. Mesfushori që më herët ka luajtur për Vllazninë si dhe në vijim edhe jashtë vendit, karrieren më të suksesshme të tij e pati me skuadren e Kukësit. Vlerat cilësore të shfaqura në fushën e lojës nga ana e Hasanit kanë nxitur trajnerin Cungu si dhe drejtuesit e tjerë të klubit kuqeblu që t’i bëjnë një ofertë joshëse atij,t për të cilen thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord. Ndërkohë, përsa i përket Arlind Kalasë dhe problemeve të komentuara në media në lidhje me kontraten dhe se futbollisti mund të largohet jashtë, një gjë e tillë është zgjidhur që prej dites së shtunë kur futbollisti është paraqitur në stervitje duke u vënë në dispozicion të teknikut Cungu. Jashtë kamerave, drejtori sportiv, Eugent Zeka ka sqaruar situatën rreth futbollistit në fjalë ku sipas tij, mungesa e futbollistit në diten e parë stervitore ka pasur të bëjë me problemet familjare që shoqërojnë sportistin për të cilin edhe i është dhënë leje. Gjithësesi, burimet pranë futbollistit bëjnë të ditur se Kalaja akoma nuk e ka mbyllur përfundimisht çështjen e kontratës për sezonin e ri futbollistik. Përpos çështjes “Kalaja”, drejtori Zeka ka sqaruar edhe komentet që janë përcjellë për treshen e futbollistë, Arenc Dibra, Bekim Erkoçeviq dhe Arsen Hajdari, të cilët duke qënë se nuk u panë të jenë të pranishëm në seancen stervitore të ditës së parë u aludua si një largim i mundshëm nga Vllaznia. Por, në fakt sipas Zekes, një gjë e tillë nuk është e vertete, sepse futbollistët në fjalë janë sërish pjesë e klubit Vllaznia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts