Për të sfiduar temperaturat e larta, Shiroka mbetet një destinacion i preferuar i Shkodranëve. Fundjava e mbipopullon këtë zonë, vetëm pak kilometra larg qytetit. Pushuesit thonë se një ndër arsyet pse zgjedhin ujrat e liqenit të Shkodres është afërsia, shpenzimet e pakta dhe uji i ngrohtë për fëmijet.
Por persa i perket kushteve që ofron, qytetaret mbeten te pakenaqur si nga prezenca e papastertive, mungesa e kontenierve dhe e banjove publike, qe ndonese eshte ngritur shpesh here si shqetesim ende nuk eshte bere asnje nderhyrje.
Te vjen keq qe te shohesh se si kjo bukuri e natyres nga mungesa e investimeve dhe vemendjes se pushtetit vendor per te krijuar kushtet e duhura per qytetaret e shumte qe i drejtohen kesaj pike turistike, po degradon ne kete menyre duke rrezikuar edhe largimin e pushuesve.