I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë, nga Firence ku zhvillohet prej vitit 2008, festivali i filmit “Ekrani i artit” për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri, e pikërisht në qytetin e Shkodres. Në kinema Millenium u prezantuan dy filmat e parë “Takimi me Olafur Eliasson” i Brazilianit Marco de Fiol dhe “Damien Hierst: Mendimet, puna, jeta” i Britanikut Chris King.
Silvia Lucchesi, drejtoreshe e Lo Schermo dell’Arte shprehet:
“Eshte nje nder i dyfishte qe jemi sivjet ketu, pasi po kete vit Schermo dell’arte feston 10 vjetorin e tij. Adriani erdhi në Firenze në 2014 për të prezantuar filmin qe kishte pergatitur, ishte një kënaqësi e madhe sepse nga ky moment jemi njohur dhe u bëmë miq. Tani për ne është kënaqësi që jemi 3 netët e festivalit në prezantimin e filmave, në qytetin e lindjes së Adrianit. Falenderojmë Institutin Italian të kulturës për mbështetjen. Përmes filmave do të mësoni disa të verteta rreth tyre, apo protagonisteve qe i kane realizuar, por pse jo edhe do të zbaviteni”.
Vetë drejtuesi i Art House Adrian Paci e quan një moment të shënuar për qytetin ardhjen e filmave të këtij festivali ndërkombetar në Shkoder. Ky është një moment i mirë për të ndikuar në jetën kulturore e artistike, por edhe për t’i dhënë mundësi artistëve të rinj të njihen me teknika që i shërbejnë profesionit të tyre.
Në këtë festival do të prezantohen filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruara me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, produksione dhe shpërndarje filmave të cilat janë shfaqur ndër vite në Firenze. Përveç institutit Italian, partnere në këtë nisëm ka qënë edhe ministria e kulturës dhe disa shoqata.