Thursday, April 25, 2024
HomeSportKuqeblutë fillojnë stervitjen.

Kuqeblutë fillojnë stervitjen.

-

Cungu mirëpret të rinjtë, duhet shumë punë për vazhdimësinë

 22 futbollistë shkodranë, prej të cilëve 7 të rinj, pesë të ardhur nga Akademia dhe dy nga Vllaznia “B” kanë qënë prezent në seance e parë stervitore te zhvilluar në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Krahas stafit teknik, prezent në këtë ditë parë stervitore kanë qënë edhe dy drejtuesit e klubit Vllaznia, Astrit Gjyrezi dhe Eugent Zeka. Në prezence të trajnerit Cungu dhe stafit teknik e mjekësor, administratori Gjyrezi i ka përcjellë mesazhin e duhur skuadrës duke i kërkuar të bëjnë më të mirën e tyre në procesin stervitor në mënyrë që me fillimin zyrtar të sezonit skuadra të ketë një përfaqësim sa më dinjitoz.  Në vijim, është parë që me skuadrën ka bashkëbiseduar edhe vete tekniku Armando Cungu, i cili bëhet e ditur se kryesisht është fokusuar me elementin e ri që i është bashkuar skuadrës duke i dhënë në një farë mënyre edhe porositë dhe orientimet e duhura për një bashkëjetese sa më bashkëpunuese me ekipin e parë.

Më pas skuadra ka vijuar përgatitjet me grupin në dispozicion vetem me shkodranë, ku 15 prej tyre ishin nga ato të kontigjetit që përballuan sezonin e kaluar, Shtubina, Tafili, Gocaj, Marku, Bardulla, Selimaj, Kruja, Çinari, Krymi, Pjeshka, Gurishta, Dycaj, Vecaj, Kapaklia, Sherri, ndërkohë që pjesa tjetër prej 7 futbollistëve të rinj, 5 prej tyre ishin nga Akademia Vlllaznia, si Miloti, Rajçeviq, Pusi, Isufi, Brahimi dhe 2 nga Vllaznia “B”, Mehmeti dhe Lusha. Dy prej futbollistëve të grupit të parë, Florind Bardulla dhe Ambroz Kapaklia duke qënë se vijnë pas ndërhyrjeve kirurgjikale nuk janë stervitur me skuadrën, ndërkohë që ka tërhequr vemendjen mungesa e mesfushorit Arlind Kalaja, i cili sipas informacionit të vetë klubit Vllaznia, duke qënë se akoma nuk ka rënë dakord për kontraten e re nuk ka pranuar të bashkohet me skuadrën në këtë ditë të parë stervitore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts