Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetUshtria pastron Shkoder – Muriqan.

Ushtria pastron Shkoder – Muriqan.

-

Rikthehen aksionet ne funksion te sezonit turistik

Një tjetër sezon turistik i ngarkohet mbi supe forcave të armatosura shqiptare për pastrimin e akseve nacionale dhe zonave bregdetare të ndotura nga dora e njeriut. Përveç pastrimit të rrugëve e plazheve, misioni i tyre ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit. Aksi i radhës rrugor ku u përqendrua ky aksion pastrimi ishte Shkoder – Muriqan, një ndër më të frekuentuarit e kësaj periudhe në vend. Batalioni i parë i këmbësorisë Vau Dejes ndërhyri për pastrimin dhe sistemimin e këtij aksi që lidh me rrugë tokësore Shqipërinë dhe Malin e Zi, e që ndër vite klasifikohet si një prej rrugëve me ndotjen më të lartë. Zv/ministri Petro Koçi inspektoi nga afer nderhyrjen dhe theksoi se Forcat e armatosura ka ndërmarë një fushatë pastrimi në shërbim të misionit të saj për t’u lidhur edhe më fort me komunitetin dhe për t’i shërbyer atij.

Në përfundim të fjalës së tij, zv. ministri Koçi theksoi se në një vend më të pastër, në rrugë më të pastra njerëzit ndihen më mirë.

Në ditët në vijim aksioni i Forcave të Armatosura, nga akset rrugore të pikave kufitare, do të shtrihet në ato bregdetare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts