Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetMagjia e Lagunes se Patokut

Magjia e Lagunes se Patokut

-

 

Laguna e Patokut konsiderohet si një ndër perlat e bregdetit shqiptar për vetë pozicionin që ka, e cila shtrihet në një gjatësi prej 8 km. Dy lumenjtë që derdhen në të, Mat dhe Ishëm, i shtojnë edhe më tepër vlerat kësaj lagune, e cila është e njohur përveç prodhimeve të detit edhe për biodiversitet të lartë, që shënohet edhe nga prezenca e madhe e shpendëve në migrim. E ndodhur vetëm 5 km nga superstrada Lezhë-Tiranë, Laguna është mjaft e preferuar nga turistët të cilët shijojnë jo vetëm valëzimin e dallgëve të detit, florën dhe faunën e zonës, por edhe ajrin e pastër. Të shumtë janë turistet e huaj që vizitojnë këtë lagunë, për të cilen ose kanë lexuar ose i’ua kanë sugjeruar miqt.

 

Specialisti i mjedisit Jak Gjini, tregon për rendesin e kësaj lagune, për biodiversitetin dhe ruajtjen e habitateve, vecanerishët për breshken e detit, e cila i përket një familje që është në rrezik zhdukje në nivel global. Në menyre aksidentale por jo vetëm Patoku është vizituar nga gjallesa të detit të cilat nuk janë të zakonshme në bregetin tonë sic janë delfinet, foka por edhe balena e cila u pa para shumë vitesh në këtë zonë, tregon ai. Një nga kërkesat që ka specialisti Gjini është çasja tjetër që duhet të kenë banorët në këtë lagunë.

 

Banoret e kanë të lidhur jetesen kryesisht me peshkimin, ndersa thone se mungesa e investimeve e ka t’kurrur numrin e vizitoreve.

 

Krahas peisazhit piktoresk, prodhimet e fresketa të lagunes dhe detit janë ndoshta dhe arsyeja kryesore që e ka bërë kaq atraktive dhe të vizitueshme këtë zonë. Natyra e ka bekuar Lezhen me një pasuri ujore e natyrore të pakrahasueshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts