Të pamëshirshëm me këdo që shkel ligjin dhe luftë të pandërprerë kundër kanabisit për ta mbyllur një herë e mirë kapakun e këtij fenomeni të shëmtuar. Kwshtu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin me strukturat e policisë si dhe përfaqësuesit e Guardia di Financës. Ai tha se zbatimi i përpiktë i strategjisë antikanabis do të rezultojë një histori suksesi në fund të sezonit duke mos mohuar se ka pasur drejtues policie që kanë bashkëpunuar me kultivuesit.
Në mbështetje të realizimit të kësja strategjie Guardia di Financa garantoi bashkëpunimin duke rritur orët por edhe periudhën e monitorimit nga ajri. Kreu i Policisë së Shtetit Çako garantoi se kjo betejë nuk do të kursejë askënd pavarësisht pozicionit. Sipas policisë shqiptare nga 27 fluturime që Guardia di Finaca dhe policia shqiptare kanë kryer që nga 15 maji deri tani janë evidentuar vetëm 7 raste kultivimi me kanabis sativa.