Asnje mase nga pushteti vendor, 2 viktima vetem kete sezon
Edhe këtë sezon turistik, brigjet e adriatikut në Shengjin nuk kanë roje bregdetare. Vetëm një kullë qëndron e ngritur në të gjithë gjatësine e plazhit, ku edhe ajo pa roje shpëtimi në rast emergjence, si dhe dhurate e nje biznesi që operon në këtë zonë. Për pjesën tjetër të operatoreve turistik që shfrytëzojnë hapesirat publike dhe kanë detyrim në kontraten me pushtetin vendor ngritjen e kullave, vijojnë ta shpërfillin një gjë të tillë. Ato punojnë pa u trazuar nga njësia administrative Shëngjin apo bashkia Lezhë. Pushuesit shprehen se parania e rojeve të shpetimit është tepër e rendesishme veçanerisht per femijet dhe të moshuarit.
Në plazhet e Lezhës vetëm gjatë këtij sezoni dy shtetas nga Kosova janë mbytur në det, një grua në plazhin e Shengjinit dhe një burre në Tale.