Zjarri rrezikon banesat ne Manati

0
5

 

60 forca ne terren shuajne flaket, digjen 5 ha pisha e shkurre

 

 

Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar djegien e shtatë banesave në Manati të Lezhës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së forte dhe dendësisë së bimësisë. Terreni i thyer si dhe errësira e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen, ku krahas shërbimit zjarrfikës drejt Manatisë u nisën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Mobilizimi i 60 forcave ne terren dhe gjithë autoriteteve lokale bëri që dëmët të mos jenë në banesa,ndërsa familjarët ishin të gatshëm t’i braktisnin shtëpitë për shkak të rrezikut. Shefi i Shërbimit zjarrfikës thotë se kjo situatë u mor nën kontroll shpejt edhe pse me vështirësi, ndërsa apelon për kujdes. Në terren ishte edhe prefekti i Lezhës Eduard Ndreca, i cili tha se nësë zjarri nuk do vihej nën kontroll do kërkohej ndërhyrje nga ajri.

Sinkron … Agostin Pepkolaj, Shef i Shërbimit Zjarrfikës, Lezhë

Sinkron … Eduard Ndrec, Prefekt i Lezhës

Zjarri i mbremjes se te dieles demtoi rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre, ndërsa vatrat aktive vazhdojnë ende, ku për shuarjen e të cilave janë të mobilizuar krahas zjarrfikëses edhe forca të ushtrisë.