Ne Zadrime, fshati qe “fsheh” tradite dhe pasuri ne gjirin e tij
Në Zadrimë gjithcka flet për një pasuri të madhe, ndaj dhe “Turi Zadrima’’, një nismë kjo e bashkisë së Lezhës për promovimin e kësaj zone u mirëprit nga gazetarë dhe operator turistik. Në fillim turi u ndal te ‘’Ambasadorët e Paqes’’ me qendër në këtë zonë, këmbana e të cilëve e formuar nga grumbullimi i gëzhojave të armëve të vitit të mbrapsht 1997, që tashme është e vendosr në Tiranë. Pak më tutje ndodhet kisha e Shën Mëhilli. Turi vijon në Blinisht tek kisha e Martirëve të Shqiperisë, e mbushur me histori të cilat flasin edhe për tragjedinë e klerëve të besimit gjatë komunizmit. Në ambjentet e jashtme të kishes një lapidar ju kushtohet “Vajzave të Vrara” dhe një tjeter “Vajzave të Humbura” që u trafikuan për prostitucion dhe që nuk u gjeten kurrë. Për drejtuesit e kishës katolike, Zadrima mbetet tokë e shenjtë,ndërsa kërkojnë me doemos ndërtimin e banesës ku jetoi At Gjergj Fishta
Prifti Italian dom Antonio Sharra qw pwr vite me radhw kontribuoi pwr ringritjen kulturore dhe ekonomike tw kwsaj zone, mundwsoi edhe hapjen e njw sapunerie, zanat i njohur nw Itali.
Edhe nw Krajwn punimet artizanale janw njw veçanti qw preferohen shumw nga tw huajt.
Turi Zadrima është ndalur në një tjetër pike,në kishën e Shën Eufemisë në Kallmet,e cila ndodhet në manjë të një kodre por që mbetet një pikë atraksioni, ndaj dhe vizitohet shumë, sidomos gjatë verës.