Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetDokumentohet ngjarja e ndodhur ne Malesi te Madhe...

Dokumentohet ngjarja e ndodhur ne Malesi te Madhe…

-

Shkodër

Dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me datë 03.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe

Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë identifikimi dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasve:

Alberto N. 32 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.

Bert Sh. 34 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.

Leandro N. 35 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.

Eduard F. 33 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts