Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetOFICERI I POLICISË GREKE PËRFUNDON MISIONIN, JA Ç’BËN HAKI ÇAKO PARA SE...

OFICERI I POLICISË GREKE PËRFUNDON MISIONIN, JA Ç’BËN HAKI ÇAKO PARA SE TË LARGOHET NGA SHQIPËRIA

-

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara” Oficerit Ndërlidhës të Policisë Greke në Shqipëri Kostantinos Markos në përfundim të misionit të tij në Shqipëri me motivacionin “Për kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Policisë Greke, në luftën e përbashkët kundër krimit, në interes të forcimit të rendit publik”.

 Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme u zhvillua një ceremoni për vlerësimin e kontributit të çmuar dhënë nga Markos.

Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri si dhe përfaqësues të tjerë të Lartë të Policisë së Shtetit dhe të Ambasadës Greke.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako është shprehur se Markos ka qenë faktor kyç për zhvillimin me sukses të gjithë operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, në luftë kundër trafiqeve të lëndëve narkotike, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe identifikimin e lokalizimin e kapjes së personave në kërkim në të dyja juridiksionet e vendeve tona.

Gjatë këtyre viteve në bashkëpunim me Policinë Shqiptare ai ka dhënë një kontribut të çmuar në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, për bashkëpunimin midis agjencive ligjzbatuese në mënyrë të veçantë midis organizatave të Policisë Shqiptare dhe Greke.

“Policia e Shtetit e ndjen për obligim të nderojë dhe të vlerësojë punën dhe kontributin e të gjithë oficerëve të kontaktit të atashuar pranë Policisë së Shtetit. Në këtë rast po vlerësojmë punën dhe kontributin e Z. Konstantinos Markos, i cili prej datës 5 Shtator 2014 ka shërbyer si Oficer Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve në bashkëpunim me Policinë Shqiptare ai ka dhënë një kontribut të çmuar në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, për bashkëpunimin midis agjencive ligjzbatuese në mënyrë të veçantë midis organizatave tona të Policisë Shqiptare dhe Greke . Nëpërmjet kontributit të Z. Markos janë realizuar bashkëpunime të shkëlqyera në fushën e menaxhimit të kufijve, të migracionit, të rendit, të sigurisë, veçanërisht në luftë kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Ju siguroj se tek Policia e Shtetit Shqiptar do të gjeni një nga partnerët më të sinqertë dhe më të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe të gjithë fenomeneve të paligjshmërisë që cenojnë sigurinë dhe qetësinë e vendeve tona.”

Në fjalën e saj Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Eleni Sourani ka theksuar se falë punës së saj Policia e Shtetit Shqiptar ka përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve Shqiptarë dhe Grekë dhe gjithashtu bashkëpunimi midis Policive të dy shteteve është pjesa më e rëndësishme që ka sjellë si rezultat operacione të përbashkëta të suksesshme.

Oficeri Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri Kostantinos Markos ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe suportin që ka marrë gjatë misionit të tij në Shqipëri.

Ai vlerësoi maksimalisht efiçencën dhe kreativitetin e Policëve Shqiptarë që në bazë të punës në grup dhe respektit të përbashkët është arritur progres dhe rezultat i suksesshëm në punë.

“Ndihem shumë i nderuar që kam marrë këtë çertifikatë. Do doja t’ju falënderoja për ndihmën tuaj dhe suportin e vazhdueshëm gjatë misionit tim këtu.
Ndihem me shumë fat sepse kam patur mundësi të njoh dhe të bashkëpunoj me kolegë kreativë dhe efiçentë të Policisë së Shtetit Shqiptar, të cilët kanë një përqasje dinamike dhe progresive në punë.
Nuk ka asnjë dyshim që ne kemi arritur sukses.
Kemi patur mundësi të rrisim dhe të zgjerojmë bashkëpunimin tonë duke ndjekur vlerat e punës në grup, efektivitetit dhe respektit të përbashkët.
Unë besoj se veprat flasin më shumë se fjalët dhe rezultatet pozitive që kemi arritur së bashku e vërtetojnë akoma më mirë këtë rregull.”, tha oficeri grek.

 

21271352_2027351537551207_7938641582396082111_n.jpg

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts