Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetKujtohet në Shkodër 1-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Kujtohet në Shkodër 1-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

-

Shtatori i 2016-es ishte një muaj i jubilar për Shqiptarë, pasi Papa Françesku nga selia e shenjtë, shpalli murgeshen shqiptare Nënë Tereza, shenjt. 1 vit pas kësaj ngjarje të shënuar për kombin tonë, në Shkoder ajo u përkujtua me një veprimtari artistike në teatrin “Migjeni” e cila erdhi nën kujdesin e këshillit të qarkut.

Fillimisht për të pranishmit u shfaq një dokumentar mbi jetën e Nobelistes, e më pas nuk munguan kënget dhe pjesa artistike, e cila erdhi e interpretuar nën petkun e Nënë Terezes nga aktorja Merita Smaja. Pjesa që ajo solli ishte përzgjedhur nga drama  “Nene Tereza Kur ishte Gonxhe”.

Arqipeshki i Dioqezes Shkoder – Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se eshte krenari për kombin shqiptar qe nxori nga gjiri i tij shenjtoren Nene Tereza.

Imzot Angelo Massafra / Arqipeshkv i ShkodresKrenaria të aktualizohet duke i mbijetuar veprave. Njeriu ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për dorën e tjetrit.

Nene Tereza, shqiptarja e vogel me zemer te madhe, eshte bere simboli i promovimit te ndihmes për te varferit ne mbare boten, te paqes dhe tolerances. Ajo u shpall Shenjtore me 5 shtator te vitit te kaluar nga Papa Françesku, gjate nje ceremonie ne Seline e Shenjte e cila tërhoqi vëmendjen e mbare opinionit botëror.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts