Friday, April 18, 2025
HomeAktualitetTRAFIKONIN EMIGRANTË NË BAGAZHET E MAKINAVE, SHKATËRROHET BANDA E SHQIPTARËVE

TRAFIKONIN EMIGRANTË NË BAGAZHET E MAKINAVE, SHKATËRROHET BANDA E SHQIPTARËVE

-

Janë arrestuar sot nga policia britanike 6 persona, midis tyre dhe tre shqiptarë pasi akuzohen se kanë trafikuar emigrantë në Britani në mënyrë të paligjshme.

Ata kanë qënë pjesë të një organizatë kriminale me bazë në Birmingham që trafikonte ilegalisht njerëz për në Britaninë e Madhe nëpërmjet Channel Tunnel.

Policia Kufitare në Mars të 2015 ka ndaluar në kufi me Francën, në Coquelle një makinë e cila drejtohej nga britanikja Gillian Barker në bagazhin e të cilës ndodhej një burrë, një grua dhe një vajzë tre vjeç.

Mediat britanike raportojnë se investigimet përmes telefonit çuan policinë tek Ilir Hani, 44 vjeç, Eduart Karaj,40 vjeç, dhe Vullnet Karaj 41 vjeç.

Vullnet Karaj i cili sipas mediave britanike cilësohet si kreu i grupit u dënua nga gjykata me 5 vjet e gjysëm burg.

Bashkëpunëtori i tij Eduart Karaj u dënua me 5 vjet burg.

Ilir Hani, që akuzohet se ka ndihmuar grupin, u dënua me 4 vjet burg.

Edhe tre shtetasit britanikë kanë marrë dënim nga gjykata për rolin e tyre në këtë organizatë kriminale.

Jason Cowley dhe Lee Anderson janë dënuar me 30 muaj burg dhe Gillian Barker mori një dënim prej 20 muaj.

Mbi 6 të dënuarit rëndon akuza për “Trafikim të paligjshëm të qënieve njerëzore.”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts