Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetPaloka kundër fraksioneve në PD: Dorën e bashkëpunimit mos ta marrin për...

Paloka kundër fraksioneve në PD: Dorën e bashkëpunimit mos ta marrin për dobësi

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka është kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.

Përmes një status në rrjetet sociale Paloka shkruan: “Kur dikush dorën e shtrirë për bashkëpunim e merr si dobësi, është fatkeqësi, por fatkeqësi për ata vetë që nuk kuptojnë se sa të pavlerë mbeten.

Astrit Patozi ishte i pari që hodhi idenë e krijimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike, ndërkohë ai gjeti mbështetjen edhe të grupit që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë, Lulzim Basha bëri të qartë se për sa kohë do të jetë ai në krye të PD, nuk do ketë fraksione teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit kritikëve për t’u bërë kundër kundërshtarit të vetëm që sipas tij është aleanca e krimit e Edi Ramës.

(e.f/BalkanWeb)

Ads by Revcontent

Trendet Sot

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts