Me një avion të përbashkët që është nisur sot në orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, janë riatdhesuar 150 azilkërkues të Shqipërisë dhe të Kosovës, bëjnë të ditur mediat gjermane.
Një zëdhënës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thënë për bild.de se aeroplani fillimisht do të fluturonte drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës.