Situatë e tensionuar është krjuar jashtë qendrave të votimit në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë.
Zyrtarët rajonalë thanë se kutitë e votimit ishin gati dhe parashikohet një pjesëmarrje të madhe.
Madridi ka premtuar që të ndalë votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës.
Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi.
Policia thotë se ata do të dëbohen.
Organizatorët e referendumit u kishin kërkuar votuesve që të ngrihen “të mbrojnë” qendrat e votimit dhe të presin që votimi të fillojë në orën 09:00. Ata kërkuan rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi policor.