Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetEksodi i madh/ Pse shqiptarët po largohet masivisht nga Shqipëria

Eksodi i madh/ Pse shqiptarët po largohet masivisht nga Shqipëria

-

Mëngjesin e sotmën të gjithë janë zgjuar me lajmin e shumëpritur të hapjes së aplikimit për lotarinë amerikane. Sa hap gazetat dhe portalet onlinë, ky është lajmi që të del përpara në çdonjërën prej tyre, së bashku me vizat e punës për Gjermani.

Gjithkund shpjegime si duhet aplikuar dhe çfarë dokumentash duken plotësuar që të rriten mundësitë e përzgjedhjes. Shumica e shqitarëve duan të largohen nga ky vend. Dikur e bënin në mënyrë të paligjshme, tani presin mundësi si lotaria amerikane apo vizat e punës në Gjermani.

Lotaria amerikane e vitit të kaluar tregoi një realitet të hidhur tonin. Mbi 200 000 shqiptarë donin të largoheshin nga ky vend. 200 000 shqiptarë të cilët nuk shihnin shpresë në Shqipëri, ku dëshira për të parë përgjigjen e lotarisë bllokoi edhe vetë faqen e serverit. Ndërkohë, pas flukseve të mëdha për azil në Gjermani, shqiptarët kanë gjetur një mënyrë tjetër për tu larguar drejt ekonomisë më të zhvilluar në Europë. Duke aplikuar për vizë punë. Një pjesë e mirë e të rinjve të shkolluareve, sidomos student të mjeksisë, kanë aplikuar dhe janë larguar nga vendi. Po ashtum pritet që shumë të tjerë të bëjnë të njëtën gjë.

Tabloja sa vjen e bëhet më e trishtë. Rinia, duke mos parë një të ardhme në këtë vend, është duke ikur nga sytë këmbët. Por ajo që është më e trishtë në këtë mes, është fakti se po ikën një pjesë e mirë e rinisë së shkolluar, ndërkohë që çdo ditë e më shumë Shqipëria po vuan për mjekë dhe specialitë të tjerë.

Nëse i referohemi shifrave të OKB-së, pritet që popullsia e Shqipërisë të përgjysmohet deri në fudn të shekullit. Politika, sistemi i drejtësisë, ekonomia, arsimi, punësimi, varfëria e shumë çështje të tjera po i detyrojnë shqitarët të largohen nga vendi i tyre. Ndonëse çdo ditë flitet për rritje ekonomike, për invenstime apo edhe rilindje, faktet tregojnë të kundërtën. Shqiptarët nuk duan të rrimë më në këtë vend.

Dhe po e bëjnë këtë në një eksod të madh, eksod i cili po e zhvesh Shqipërinë nga shqiptarët. Eksod për të cilin askush nuk po flet. Eksod i cili, me shumë mundësi është tragjedia më e madhe e këtyre 27 viteve tranzicion.

Nga sot deri më datë shtatë tetor, shqiptarët do ta kenë mendjen tek aplikimi i lotarisë amerkane. Po astu do të kërkojnë kushtet që duhen plotësuar se si të punësohesh në Gjermani apo gjetkë, duke e shndërruar këtë vend në pak më shumë të shkretë seç e gjetën.

Serveri i lotarisë do të bllokohet sërish dhe ne do ta komentojmë me nota tragjiko-komike, por deri tëk lotaria tjetër do të jemi më pak njerëz në këtë vend./ Lapsi.al

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts