Sunday, May 5, 2024
HomeAktualitetAnulohet tenderi mbi 1 miliard lekë për uniformat e policisë

Anulohet tenderi mbi 1 miliard lekë për uniformat e policisë

-

Një tender i Ministrisë së Brendshme i zhvilluar më 4 prill të këtij viti për uniformat e Policisë së Shtetit, është anuluar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Tenderi prej më shumë se 1 miliard e 200 milionë lekësh (ose 9.5 milionë euro) pajiste punonjësit e policisë me uniforma, këpucë lëkure, gradat, shenjat dhe stemat si dhe aksesorët.

Por, rreth 5 muaj pas zhvillimit të këtij tenderi kur ministrinë e drejtonte Saimir Tahiri, pasardhësi i tij, e ka anuluar, për shkak se “asnjë nga ofertat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.  

Njoftimi i anulimit të tenderi bëhet në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik në Buletinin nr 39 datë 2 tetor 2017.

Janë rreth 11 mijë punonjës policie që do të “përfitonin” nga tenderi i zhvilluar, ndërsa për secilin prej tyre do të shpenzohej 117,510 lekë ose 857 euro.

Në tender ishin parashikuar dy veshje “firmato” për secilin polic për periudhën e dimrit dhe atë të verës.

Sipas të dhënat të Agjencisë së Prokurimit Publik, gara u zhvillua në katër lote, përkatësisht:

Loti i parë përfshin prokurimin e 955,904,563 lekë, të cilat do të përdoren për blerjen e uniformave. Kështu uniforma e çdo polici do të kushtojë 86 mije lekë, ose 634 euro për person.

Loti i dytë parashikon 114,608,220 leke për blerje e këpucësh, ose 10.4 mijë (76 euro ) lekë për person.

Loti i tretë parashikon shpenzimin e 44 milionë lekëve për blerjen e gradave dhe stemave që kërkojnë uniformat e policisë, ose rreth 29 euro për person.

Loti i tretë parashikon blerjen e aksesorëve (kapelat, doreza etj) me një vlerë 178 milionë lekë ose 161 mijë lekë  (118 euro) për çdo polic.

Njoftimi i Agjencisë së Prokurimit Publik

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts