- LEZHË- Ngjarja e rëndë në Torovicë të Lezhës ku humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre ka qenë një tragjedi e paralajmëruar pasi prej kohësh rruga që të çon në këtë fshat është e degraduar dhe as pushteti qendror dhe as ai vendor nuk i kanë kthyer sytë. Me gjithë premtimet në kohë fushate, banorët nuk kanë parë asnjë ndryshim në rrugën që përshkojnë çdo ditë, dikur rruga e vjetët që të çonte në Shkodër. Ndoshta rikonstruktimi i saj dhe një studim i tokës përbri mund të kishte shmangur këtë ngjarje të rëndë që i mbylli derën një familje. E sot, një ditë pas aksidentit specialistë të gjeologjisë vënë alarmin, pasi sipas tyre mund të shemben gurë të tjerë.
“Gure te tjere rrezikojne te shemben serish. Nje banese eshte totalisht e rrezikuar. Po behet krehja e zones per te pare situaten dhe mundesin per ti nderhyre per shkeputjen e tyre te kontrolluar me qellim shmangjen tragjedive si ajo e nje dite me pare”, janë shprehur ata për “BalkanWeb”.