Kapet shqiptari ne Itali me 70 kg marihuane,jetonte mes luksit

0
2166

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me një sasi të madhe kanabisi. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar kishte marrë një apartament në lagjen nr.14 të Romës, në Borgeziana, me pretendimin për të banuar, por e kishte transformuar atë në një magazinë të vërtetë droge.

 

 

Karabinierët e bërthamës lëvizëse të Fraskatit gjatë kontrollit të ushtruar natën e kaluar në banesën e tij, zbuluar se 26-vjeçari shqiptar posedonte jo pak, por 70 kg marihuanë.

Sipas gazetës italiane “Il Messaggero”, i riu nuk ishte i punësuar dhe jetonte në rrugën Nuragus, një ndër më të njohurat në Romë.

Shqiptari u arrestua në banesë, ndërsa brenda armaturës së krevatit ku ai po flinte, ishin fshehur thasët e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here