Kryemadhi reagon serish ndaj Rames: Je ne rolin e Lolos

0
1021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Rama dhe deklaratave të tij mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shkruan se kjo ishte “përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit”, duke i thënë Ramës se “mbrëmë ishte në rolin e Lolos”.

 

 

Kujtojmë se “Lolo”, ishte nofka e njërit prej anëtarëve të bandës Habilaj e dalë në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane.

Kryemadhi thotë se “në përballjen finale për implikimet në zullumet e bandave të trafikut, nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve”.

REAGIMI I PLOTE

Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri. Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here