Ministri i Brendshëm italian vizite zyrtare nesër në Tiranë, ja axhenda

0
1034

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti do të mbajë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri do të jetë i shoqëruar nga delegacioni i nivelit të lartë i ministrisë dhe Policisë Italiane.

 

 

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

AXHENDA:
Ora 10:00-Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB)
Ora 11:00-Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30-Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here