Vllaznia mund lehtësisht Farka Volej

0
909

Trajneri Mikopula, mendjen tek Tirana në fundjavë

Humbja e pësuar në javen e parë të kampionatit në shtëpi përballë Partizanit krijoi një pesimizem tek volejbollistët e Vllaznisë, të cilët jo shumë larg dhuruan spektakel gjatë sezonit të kaluar duke u shpallur edhe kampionë kombëtar. Të marten ato munden në Shkodër ekipin tiranas Farka Volej, ndeshje kjo e prapambetur që i përkiste javës së gjashtë të kampionatit. Edhe pse miqtë nga Tirana përpiqen të rezistojnë deri tek pika e 20-të, janë kuqeblutë e Vllaznisë që nuk falin duke e mbyllur setin e parë me shifrat 25 me 20. Epërsia e Vllaznia në setin e dytë është edhe më e madhe duke bërë që ky set të përfundojë me një avantazh më të thellë me shifrat 25 me 15. Ndërsa, në të tretin ka një tentativë tjetër të miqve, por janë përsëri shkodranët që diktojnë në fushën e lojës duke e mbyllur edhe këtë set me fitore në shifrat 25 me 21 dhe të gjithë ndeshjen  me sete 3 me 0.

Kjo duket se ka qënë edhe java e volejbollit, sepse krahas të rriturve, një fitore të merituar ka regjistruar edhe ekipi i femrave të rritura që nën drejtimin e trajneres Sadije Gogo mundi në transferte Lushnjen 0 me 3, dhe po ashtu edhe të rejat nën drejtimin e ish volejbollistet Ana Gjelaj munden në Shkodër ekipin mirditor 3 me 0, fitore kjo që ishte e katërta radhazi në kampionat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here