Shqipëri-Itali, memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

0
970

Dy ministritë e Drejtësië, e Shqipërisë dhe Italisë do të hartojnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë. Lajmi u bë i ditur në takimin që ministrja e Drejtësisë shqiptare, Etilda Gjonaj, pati me homologun e saj italian, Andrea Orlando, në Romë.

Ky memorandum konsiston në ngritjen e dy grupeve të punës, që do të bashkëpunojnë në pjesë të caktuara të sistemit të drejtësisë.

Gjonaj: Me ministrin Orlando ramë dakord që të përgatisim një memorandum bashkëpunimi i cili do të jetë një instrument kryesor që do të udhëheqë punën tonë të përbashkët. Dy grupe pune do të ngrihen për të detajuar këtë marrëveshje. Sot u fol për çështjet kryesore që do të jenë pjesë e bashkëpunimit që do të konsolidojë me veprime konkrete e cila do të konsistojë në zbatimin e reformës në drejtësi, në reformën në burgje, në reformën legjislative për sistemin e drejtësisë penale për të miturit. 

Ndërkohë, nga ana e tij, ministri Orlando shprehu vlerësimet për punën që qeveria shqiptare ka bërë në ndërmarrjen e një sërë reformash, veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë. Gjatë vizitës në Romë, me ftesë të homologut të saj, ministrja Gjonaj do të ketë takime me përfaqësues të sistemit të drejtësisë italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here