“Romet pa kushte, dimri na pret mes shiut”

0
831

 

Komuniteti Rom, me ardhjen e reshjeve te shiut, kane nisur ne menyre primitive qe te hapin kanale, me qellim kullimin e ujrave per te mos depertuar ne baraka. Ata thone se asnje ndihme as nga Bashkia Shkoder e as nga sherbimi social nuk kane patur.

2 vite me pare Bashkia Shkoder trumbetoj ne media se ka bere ndertimin e plote te 9 shtepizave, ndersa ne vitet vijuese do te restauronte pjesen tjeter ne menyre qe edhe ky komunitet te kishte kushte me te mira. Por edhe ky ben pjese ne ato premtime qe u harruan shpejt. Komuniteti rom dhe ai egjyptian edhe kete dimer do te jene ne kushte ç’njerezore. Mes shiut dhe baltes, pa ngrohje dhe pa asnje ndihme nga institucionet, te cilat vijojne te marrin miliona leke nga projekte dhe shoqata te ndryshme. Fonde keto qe nuk mberrijne ne destinacion, pasi vete ky komunitet thote se nuk ka marre asnje ndihme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here