Vettingu, zbardhet rregullorja, ja si do “priten kokat” e gjyqtarëve

0
887

 

Procesi i Vettingut do të kryhet në konfiedencialitet të plotë. Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të kenë akses në materialet e mbledhjeve, votimin e komisionerëve dhe diskutimet e tjera gjatë shqyrtimit të dosjeve të tyre.

Ata do të njihen vetëm me vendimin e komisionit, pa detaje se si është arritur në këtë vendim. Report TV zbardh rregulloren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili në 36 Nene që rregullon punën e këtij institucioni, me të cilin fillon vettingu në fazën fillestare. 800 gjyqtarë e prokurorë kalojnë në tre filtra: atë të hetimit pasuror nga ILDKP, të lidhjeve me krimin nga DSIK dhe të hetimit profesional nga një sërë testesh dhe shqyrtim dosjesh.

Disa nene të veçanta rregullojnë marrëdhënien që kanë të bëjnë me informacionin e klasifikuar: nenet të cilat rregullojnë marrëdhëniet me ILDKP dhe DSIK. Neni 27 flet për një regjistër të posaçëm ku do të mbahen të gjitha të dhënat sekrete dhe raportet e këtyre dy institucioneve.

Neni 28 përcakton rregullat e korrespodencës sekrete. “Anëtarët e komisionit dhe stafi kanë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit dhe kofidencialitetit”.

Neni 31 saktëson trasnparecën e punës së këtij komisioni komisioni dhe eksesin e publikut në këto të dhëna.

Neni thotë se: “Raporti i relatorit, projektvendimet e komisionit, diskutimet, mënyra e votimit, shënimet e anëtarëve të trupës gjykuese do të jenë kofidenciale dhe në të nuk do të ketë akses as palët, (pra vetë të hetuarit prokurorë e gjyqtarë), as publiku”. Aktualisht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucioni që ka nisur hetimin në tre drejtime për prokurorët dhe gjyqtarët. Deri më tani, ky komision nuk ka marrë ende ndonjë vendim për ndonjë emër të përvecëm në gjyqësor, nëse e kalon apo jo testin e Vettingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here