Teuta-Vllaznia, të dielen ora 17.00

0
1158

Kuqeblutë të karikuar për fitore në transferten durrsake

Java e 11-të e Superliges së futbollit shqiptar është planifikuar të luhet në dy ditë, të dielen dhe të hënën. Ky është vendimi më i fundit që ka bërë të ditur zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit, ku ndër të tjera ndryshim ka edhe në orarin e luajtjes së ndeshjes së Vllaznisë. Kështu, takimi Teuta-Vllaznia, i cili më herët ishte projektuar të luhej në orën 14.00, me vendimin më të fundit ai është spostuar të luhet në orën 17.00 po të dieles në stadiumin “Niko Dovana”. Po në të njëtën orën të së dieles që luan Vllaznia, luhet edhe ndeshja tjetër Skenderbeu-Kamza, ndërkohë që më heret në orën 14.00 luhet takimi Lushnja-Flamurtari. Java e 11-të mbyllet me dy çiftet e tjera, Luftëtari-Laçi dhe Kukësi-Partizani, takime këto të cilat, që të dy do të luhen diten e hënë në orën 14.00. Për kuqeblutë, sfida Teuta-Vllaznia është e para për fazen e dytë duke pasë parasysh shtyerjen e ndeshjes Vllaznia-Lushnja, e cila duhej të luhej këtë mesjavë dhe që me mirëkuptim dy palësh do të luhet të mërkuren e ardhshm në Shkodër. Në pritje të ballafaqimit me durrsakët, pas pushimit të së mërkures, skuadra kuqeblu i është rikthyer fushës së stervitjes diten e enjte  me seancen e radhes në fushën sportive të Golemit. Ndërkohë, e premtja ka rikthyer dy seancat stervitore në ditë, ku paradite si zakonisht kuqeblutë kanë frekuentuar palestren e forces per t’ia lënë vendin pasdites me seancen në fushën sportive të Golemit. Seanca kjo që tekniku Gjokës i mbështetur edhe nga kolegët e tij, Tafaj, Osmani dhe Poloska kanë kryer gjithçka sa i përket punës me topin, përfshirë edhe lojen mes dy formacioneve duke pasur në fokus testimin e atyre që pritet të luajnë si titullarë në ndeshjen e radhës. Deri të dielen, kur Vllaznia përballet me Teuten në transferte, kuqeblutë kanë në disozicion edhe një seance  stervitore e cila është planifikuar të zhvillohet në ortët e paradites së shtunës dhe  nga sa bëhet e ditur, menjëherë pas përfundimit të saj skuadra do të niset drejt qytetit bregdetar në pritje të sfides zyrtare të orës 17.00 të dites së diele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here