KORRUPSIONI NË UNIVERSITETE, KRIJOHET TASK-FORCA E PARË STUDENTORE

0
751

 

Prej muaji tetor një grup studentësh i përbërë nga tre universitetet publike në vend, ai i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, kanë themeluar një strukturë që synon të nxisë dhe mbështesë studentët për të evidentuar dhe denoncuar korrupsionin në universitete.

Kjo nisëm e stimuluar nga Qendresa Qytetare dhe Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert synon të fuqizojë studentët me njohuri teknike dhe teorike mbi korrupsionin si dhe me mënyrat e ushtrimit të tij nga ana e stafit akademik apo Bordeve të krijuara të administrimit të cilat tashmë me reformën e re në arsimin e lartë menaxhojnë të gjitha paratë e investimeve të universiteteve.

Task Forca Studentore do të jetë një adresë dhe portë për çdo student që rrezikohet apo ka indicje për të kryer korrupsion pasiv nga pedagogët në tre universitetet publike ku kjo strukturë operon. Përfaqësuesit e saj janë të mirë trajnuar nga ekspertë të fushës për të orientuar bashkëmoshatarët e tyre dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat e policisë së shtetit (departamentin anti-korrupsion) për të vënë në lëvizje organet e hetimit në raste flagrante.

Studentët me krijimin e këtij instrumenti do të jenë më të lirshëm dhe do të kenë më shumë besim tek bashkëmoshatarët e tyre për të folur mbi padrejtësitë dhe tentativat e kërkimit të ryshfetit në këmbim të notës, librave, apo shërbimeve administrative.  Deri më sot ky problem është lënë nën hije për shkak të mungesës së besimit tek institucionet e

hetimit dhe lidhjes së tyre nepotike me stafet pedagogjike, por me reformën e re në drejtësi dhe angazhimin e brendshëm studentor, ne synojmë të nxisim dhe organizojmë studentët të jenë promotorë të adresimit të këtij fenomeni që sjell pasoja të rënda tek formimi i brezave akademikë duke dekurajuar studentët, duke nxitur pabarazinë dhe favorizuar të paaftët.

Si studente dhe kordinatore e kësaj nisme në hapat e parë vihet re një interes i lartë nga ana e studentëve për të bashkëpunuar duke ardhur në adresë të Task Forcës rreth 250 aplikime për tu bërë pjesë dhe dhjetra raste që pritet të trajtohen nga strukturat e posaçme të policisë së shtetit. Ne besojmë se kjo iniciativë i shërben parandalimit të korrupsionit, aktivizimit dhe organizimit të komuniteteve studentore si promotorë të ndryshimeve dhe ndikimit të tyre në vendimmarrjen dhe transparencën e institucioneve të arsimit të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here