Deputetet e PS Shkoder braktisin 29 nentorin!

0
839

Veteranet festojne 73 vjetorin e çlirimit te atdheut

Deputetet e partisë socialiste të Shkodres braktisin festimet e 29 nëntorit, 73 vjetorit të çlirimit të atdheut. Ato nuk morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga veteranët e luftës antifashiste nacional –çlirimtare në kinema millenium dhe as në vendosjen e kurorave me lule tek varrezat e dëshmoreve. Një braktisje edhe më e rëndë kjo në një vit kur socialistet Shkodranë kanë në kabinetin qeveritar dy përfaqësues, numrin dy të qeverisë, zv/kryeministren Senida Mesi dhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Por ndërsa Bushati mund të justifikohet me axhendën, pasi ndodhet në vizitë jashtë Shqiperie, zv/kryeministrja Mesi dhe dy deputetet e tjerë të qarkut fare mirë mund të ishin bashkuar në festime, e të përcillnin mesazhin e tyre. Megjithatë kjo nuk i pengoi veteranët të festonin e përkujtonin në të njëjtën kohë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

 

Prefekti Çesk Millja e quajti një ditë të rëndësishme këtë të përkujtimit që atyre që i dhanë mundësinë Shqipërisë, të jetë një vend i lirë dhe i pavarur.

Aktiviteti festiv i organizuar nga shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” nën kujdesin e Bep Vjerdhes, me këngë dhe recitime të nxënësve, mbylli organizimin përkujtues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here