Friday, April 26, 2024
Home Kronika Gjendet i vdekur bariu në Tropojë, u rrëzua nga shkëmbi

Gjendet i vdekur bariu në Tropojë, u rrëzua nga shkëmbi

0
892

 

Një 56 vjeçar në Tropojë i denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij është gjetur i vdekur.

Trupi i pajetë i shtetasit me iniciale J.M u gjet gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan.

Viktima ishte shpallur në kërkim nga policia pasi e bija kishte bërë denoncim  në komisariatin e Bajram Currit për largimin e tij nga banesa.

“Ky shtetas  ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza  e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë”.

Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

Materialet për  veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here