Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Qeveria e Zvicrës mbështet Lezhën në projektet anti-përmbytje

Qeveria e Zvicrës mbështet Lezhën në projektet anti-përmbytje

0
633

 

Qeveria e Zvicrës do të ndihmojë Bashkinë e Lezhës në masat antipërmbytje.

Shefi i Misionit të Ambasadës Zvicerane, Philipp Keller gjatë një takimi me kryebashkiakun Fran Frrokaj i kërkoi projekte në këtë drejtim pasi garantoi financim.

Duke përmendur faktin se Lezha është një prej zonave të riskuara, Keller tha se investimi në këtë drejtim do të ishte një mbrojtje më shumë ndaj përmbytjeve dhe katastrofave natyrore.

Philipp Keller: “Qëllim kryesor janë ndërhyrjet që mbrojnë qytetin dhe banorët nga fatkeqësitë e përmbytjet. Ju do të jeni në planet tona në të ardhmen ndaj presim projekte.”

Kryebashkiaku Frrokaj tha se këto përmbytje e gjetën Bashkinë e Lezhës në vështirësi financiare dhe të papërgatitur si pasojë e Reformës Territoriale

Fran Frrokaj: “Lezha është një bashki me probleme sidomos pas reformës. Kjo lloj reforme administrative i gjeti në fakt pak të përgatitur strukturat. Por më vjen mirë që gjatë këtij procesi kemi pasur mbështjetjen tuaj, së paku në këtë financim dhe kërkoj mbështjetjen tuaj në projekte të tjera.”

Lezha ka disa zona të rrezikuara nga përmbytjet ndaj edhe ndërhyrja parandaluese është e domosdoshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here