Meta ne Marseje i jep dekoraten “Nene Tereza”, Sylviane Muselier

0
757

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë sot në Marsejë dekoratën “Nënë Tereza”, Sylviane Muselier për kontributin e saj me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët dhe njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë. Meta thotë se dashuria e Sylviane Muselier për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe.

Deklarata: 

Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.
Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.
Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.
Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here