Saturday, April 27, 2024
Home Lajme Alpinisti shqiptar sakrifikon jetën e vet për të shpëtuar shokun e tij...

Alpinisti shqiptar sakrifikon jetën e vet për të shpëtuar shokun e tij grek

0
1249

Një i ri shqiptar ka humbur jetën gjatë një një ngjitjeje në malin e Olimpit në Greqi.

Ilia Dhimitri 26 vjeç, ishte me një shokun e bashkëstudentin e tij, kur ky i fundit rrëshqiti në një greminë.

Ilia u përpoq që ta ndihmonte dhe të dy rrëshqitën mbi deborën e ngrirë, me rezultat njeri të bjerë 200 metra më poshtë e të gjejë vdekjen, i tha televizionit grek Antena shefi i shërbimit zjarrfikës të Katerinit që organizoi operacionin e shpëtimit.

Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje ishte vonë. Ata mundën të shpëtonin alpinistin tjetër, me moshë 25 vjeç dhe të nxirrnin trupin e pajetë të studentit shqiptar.

Shërbimi zjarrfikës publikoi një video të shkurtër nga operacioni.

Ilia Dhimitri me origjinë nga Korça studionte për turizëm në Selanik dhe ishte i pasionuar pas alpinizmit dhe udhëtimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here