Friday, May 3, 2024
Home Politikë Protesta e opozitës, Shehi: Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike

Protesta e opozitës, Shehi: Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike

0
603

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi dhe një prej aleatëve të Partisë Demokratike tha se nesër do të protestojnë për të kundërshtuar atë që opozita e quan puç institucionesh. Shehi tha se do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike.

Dashamir ShehiQëllimi jonë është të sensibilizojmë qytetarët për këtë që po ndodh. është një gjë shumë e rëndë. Nw këtë vend kanë ndodhur të gjitha zullumet, por të shkelet kushtetuta kaq haptazi nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë, nga Banka Qendror dhe të gjitha institucionet e tjera të pavarura, por deri tek Prokurori i Përgjithshëm ne kishim menduar se kjo mazhorancë nuk do të mbërrinte. Mënyra që është përdorur për të kapur edhe Prokurorin është shumë perfile në një farë mënyrë. Kjo shoqëria civile që protestonte për drejtësinë ka 8 muaj që nuk gjen një kandidat. Kjo është për të qeshur, sepse mjafton të kishte sjellë një kandidat dhe kishim ngritur sot atë KLP edhe kishim vënë një prokur sic e ka ligji me kushtetutën me 3/5, kishte kaluar vettingun. Sot po kërkojmë vetting edhe për policinë më të thjeshtë, Kryeprokurori do na hyjë pa vetting. Ne këtë skemë që është një puç institucionesh nuk e pranojmë dhe do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike. Detyra jonë e parë është ti sqarojmë shqiptarëve dhe të huajve se kjo që po ndodh është e rëndë, e paprecedente, do ti bjerë në kurriz shqiptarëve dhe do të zhvlerësojë reformën në drejtësi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here