Sikundër edhe kishte paralajmëruar, PD iu bashkua mbledhjes së parë të Konferencës së Kryetarëve për vit, ku do të diskutohet programi i punimeve të Kuvendit.
Megjithatë mbledhja e vitit të ri nisi me probleme të vjetra. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho riktheu në vëmendje seancën e fundit plenare të 2017, zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, ku e akuzoi Ruçin për shkelje të Kushtetutës.
Teksa kërkoi dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Spaho tha se Arta Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 vota dhe pa kaluar procesin e Vettingut.
Spaho: Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdheruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emerua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting.
Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit eshte t’i jape mbrojtje ligjore pushtetit te inkriminuar dhe te korruptuar te Edi Rames. Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve.
Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Opozita do te qendroje fort ne mbrojtje te Kushtetutes dhe institucioneve demokratike. Doreheqja e Ruçit eshte hapi i pare i kthimit te normalitetit ne parlament.