Harrohet demostrata e 14 Janarit! Nje dite si gjithe te tjerat, ne pervjetorin e 28-te te saj…

0
1208

Kaloj në heshtje, pa asnjë aktivitet apo përkujtim qoftë edhe formal 14 Janari i 2018-es, që shënon plot 28 vjetorin nga demostrata e parë antikomuniste në Shkoder. Ishte ky qytet që dha shenjën e parë të levizjeve në ato ditë dhe qytetarët e të gjitha moshave të mbledhur në shesh rrëzuan bustin e Stalinit.

Ky ishte reagimi i parë, për të treguar se Shkodra ka qënë e para dhe gjithmonë është ngritur mbi frikën. Por duket se shembja e idealeve të atyre ditëve nga loja e pisët politike e bërë në 28 vite, aspiratat e mbetura vetëm të tilla, e realizimi i munguar i endrrës për ta patur Shqipërinë si gjithë Europa, po japin efektin e tyre edhe në përvjetoret përkujtuese.

Nëse një vit më parë zgjodhën të mblidhen vetëm një përfaqësi e protagonisteve të asaj date, duke e mbajtur larg politiken që prej 20 e kusur vitesh, i glorifikonte në një ditë, e 364 të tjera i aneksonte këto djem e vajza plot vlera të Shkodres, sivjet ata vendosen të mos ndërmarrin asnjë organizim publik.

Një zgjedhje e ardhur e sforcuar kjo, pasi ata vetë e dijnë më mirë se askush rendesia që ka të paktën për brezin e ri përkujtimi dhe përcjellja e mesazhit të atyre lëvizjeve, që për Shqipërinë e oreve të para të demokracisë, ishin drita në fund të tunelit, apo era e ndryshimeve që priteshin me padurim.

Për Shkodranët 14 Janari i 1990-es është i freskët në memorien e tyre, pasi grumbulllimi në qender të qytetit që solli atë demostratë, shënoi edhe të parën lëvizje antikomuniste pas me shume se gjysem shekulli te sundimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ai tubim beri buje te madhe brenda e jashte vendit duke u komentuar edhe nga mediat prestigjoze nderkombetare.

Demostrata e 14 janarit te vitit 1990, tundi nga themelet udheheqjen e larte komuniste te Shqiperise dhe personalisht Ramiz Aline, i cili ia faturoi ate sherbimeve te huaja dhe kryesisht UDB-së jugosllave.

Sot nga ajo lëvizje, fryma për fat të keq po “shuhet” dhe kjo me bekimin e një klase të tërë politike që humbi shpresën, u zhyt në afera të mëdha korruptive, largoi përfundimisht emrat e spikatur që mund t’i jepnin vendit një të ardhme ndryshe, shumë më pranë rrugës së familjes Europiane, ku ende edhe sot aspirohet e punohet për ta kapur, por mbetemi shumë larg.

14 Janari u kalua në heshtje, por asesi nuk duhet harruar, por duhet përkujtuar dhe përcjellur tek brezat e ri që të mos rrezikojmë të përballemi më rikthimin e periudhave të erreta që regjimi i dha për 50 vite Shqipërisë. Këtë datë e harroj edhe partia demokratike që sa herë ka patur zgjedhje apo fushata e ka përdorur si shumë data të tjera.

E harroj edhe pushteti vendor që falë edhe këtyre protagonisteve, ka kërkuar votat në gjithë këto vite! E harruan edhe pse duket sikur në vetvete shumë prej tyre kurre se deshen këtë datë, e  shumë të tjera si kjo …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here