Shkoder, arsimtaret ne pergatitje, Ymeri: Pas dates 1 shkurt do te aplikohen oret 90 minuteshe

0
1750

Pas udhezimit te ministrise se arsimit, ne te gjithe vendin ka nisur pergatitja per nderrimin e sistemit te oreve mesimdhenese ne shkolla. 2 jave do te sherbejne per trajnimin e vete arsimtareve tha drejtori i DAR Kadri Ymeri, e me pas do te nise aplikimi, i kesaj skeme.

Sipas Ymerit kjo do te sjelle lehtesim te ngarkeses mesimore, ndersa nxenesit do te kene me pak libra ne çante, sepse ne nje dite do te zhvillohen vetem 3 lende mesimore.

Duke qënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit do të filloj implementimin thuajse në mesin e vitit shkollor, Matura Shtetërore e këtij viti do të përjashtohet nga kjo nismë. Orët ndahen mes tyre me nga 5 minuta pushim, ndërsa është propozuar që pas 90 minutave të para, nxënësit të marrin pushimin e gjatë dhe pas 90 minutave të dytave të ketë po një pushim por 10 minuta. Nisma “3 lëndë në 6 orë” do të gjej zbatim jo vetëm në institucionet publike të arsimit parauniversitar por edhe në ato private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here