Tarifat e larta të shkollimit, studentët protestojnë më 24 janar

0
904

Studentët e disa universiteteve të Tiranës janë angazhuar ditët e fundit për plotësimin e një peticioni kundër tarifave të larta të shkollimit drejtuar qeverisë, ndërsa më 24 janar do të protestojnë para kryeministrisë.

Thirrja e studentëve:

Bashkohu, ndihmo me peticionin e shpërnda lajmin për protestën!

Grupe studentësh janë angazhuar ditët e fundit në fakultete të ndryshme, kryesisht të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, për të grumbulluar nënshkrime për peticionin, drejtuar qeverisë, me kërkesat e mëposhtme:

– Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

– Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

– Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

Ndërsa në Fakultetin Gjeologji Miniera është nënshkruar edhe një peticion i dytë:

– për kthimin e godinës së fakultetit në pronësi të fakultetit.

Deri më tani janë grumbulluar me mijëra nënshkrime për këto kërkesa të drejta e të realizueshme.

Aksioni për nënshkrimin e peticionit do vijojë edhe këtë javë, dhe do të kulmojë me protestën e 24 janarit në orën 11.00, nga Korpusi drejt kryeministrisë.

Bashkohu!

tarifat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here