Meta: Vrasja e Ivanoviç duhet zbardhur sa me pare per te paralizuar çdo skenar destabilizues

0
693

Presidenti Ilir Meta deklaroi se vrasja e politikan serb në Kosovë Oliver Ivanoviç duhet zbardhur sa më parë jo vetëm për të ndëshkuar autorët, por edhe për të paralizuar çdo skenar destablizues.

MetaVrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, është një atentat ndaj paqes, stabilitet dhe bashkëjetesës në Kosovë dhe në rajon. Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është emergjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve, por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues. Dialogu Prishtinë-Beograd është jetik jo vetëm për këto dy vende por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Deklaratat e Metës u bënë gjatë një takimi me ambasadorë në kuadër të vitit të Skënderbeut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here