Friday, April 26, 2024
HomeKronikaMuriqan, policia sekuestron mbi 4 kg droge. Arrestohet trafikanti

Muriqan, policia sekuestron mbi 4 kg droge. Arrestohet trafikanti

-

Shkodër.

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar

Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts