Rreshqitje guresh ne rrugen e Prekalit, terren per aksidente, rreziku per shembjen e malit eshte i pranishem 

0
983

Rreshqitja e gureve e ka veshtiresuar lëvizjen e automjeteve ne rrugen nga Postrriba ne Uren e Shtrejte dhe Prekal ! Por ajo qe eshte me shqetësuesja ne kete rast ka te beje me rrezikshmerine per aksidente si nga guret ashtu dhe lëvizja e automjeteve. Ne kete segment prane lagjes Omaraj, edhe nje automjet e ka te veshtire te kaloje, pasi guret e rene e kane zene gjysmen e rruges. Siç e tregojne dhe pamjet e filmuara, ketu duhet bere shume kujdes, pasi rrëshqitja e gureve nga kjo faqe mali mund te ndodhi ne çdo moment.

Nuk eshte hera e pare qe ka pasur rrëshqitje te gureve ne kete segment, dhe siç duket as e fundit, deri sa te ndërhyhet me specialiste per te gjetur nje zgjidhje qe te menjanohet rreziku.  Dhe jo vetem ketu, por rrëshqitje te gureve ka ne disa segmente te kësaj rruge,ndersa pe pastrimin e tyre as qe behet fjale pasi prej  disa muajsh nuk mirëmbahet nga Bashkia Shkoder, thote nje banore ne Ura e Shtrenjte:

 

Kjo rruge nuk sherben vetem per fshatrat Ura e Shtrenjte dhe Prekal, por edhe per gjithe krahinen e Dukaginit. Ne kushtet e dimrit me reshje debore  dhe bllokimi e Qaf Thores, e gjithe zona e Dukagjinit, nga Thethit dhe deri ne Kir, vetem nepermjet kësaj rruge ka mundesine te lidhet me Shkodren. Kjo e ben edhe me te domosdoshme marrjen e masave te menjëhershme nga Bashkia Shkoder per mirëmbajtjen e saj, pa pritur qe te kujtohen per kete kur te ndodhin aksidente .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here