Trajleri “fluturon” makinën BMW, plagoset rëndë 18- vjeçarja…

0
1281

 

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin ‘Burrel-Skuraj’.

Dy automjete, një trajler dhe një makinë tip BMW janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja me inicialet G.S, rreth 18 vjeç.

“Në aksin rrugor ‘Burrel-Skuraj’, në një kthesë në vendin e quajtur  Vablin,  janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMË’ , e cila  pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore  në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka persona të tjerë të lënduar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,m sqaron policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here