Dëbora e rende 48 orët e fundit e ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve ne rrugen e Kelmendit, Malësi e Madhe, pasi ajo ka ngrire dhe qarkullimi duhet bere vetëm me automjetet me zinxhirë. Tërheqë kështu vëmendjen shefi i emergjencave civile te Malësisë se Madhe, Qërim Hysaj, i cili tha se trashesia e debores ka mberritur ne 70 centimetra:
Hysaj tha se pavaresisht trashesise se debores, e rendesishme eshte qe e rruga e Kelmendit dhe lidhja me Plaven e Gucine po mbahet e hapur, pasi eshte vene ne dispozicion nje fadrome qe punon 24 ore pandërprerje:
Problemi me i madh ne situaten e krijuar nga dëbora ne kete zone eshte ndërprerja e energjise elektrike ne disa fshatra:
E bllokuar nga dëbora eshte rruga nga Boga ne Qaf Thore per te shkuar ne Thethe. Shefi i emergjencave te Malesise se Madhe, Qerima Hysa, tha se edhe per hapjen e këtij segmenti po punon nje fadrome dhe shpresojme qe per kete te ndihmohemi edhe nga Bashkia Shkoder.