Komisioni i Shëndetësisë,Rakacolli: Janë marrë masa për fruthin

0
821

Sot, në Komisionin për punën, shëndetësinë dhe çështjet sociale, është diskutuar mbi  situatën e shpërthimit të epidemisë së fruthit në Shqipëri. Çështjet kryesore që u shtruan për diskutim janë: Marrja e masave për identifikimin dhe vaksinimin e pacientëve dhe dyndja e pacientëve në Tiranë e në rrethe.

Zv Ministrja Mira Rakacolli ka dhënë informacione në raport me situatën në fjalë. Ajo ka shprehur ne aktualisht ka 123 të prekur nga gripi dhe fruthi, 75% e të cilëve janë fëmijë. Rakacolli informon se ka dyndje pacientësh në urgjencën e QSUT dhe kjo ka shkaktuar fluks, duke sjellë problematika. Ajo shprehet se janë hapur 4 pika në Tiranë të cilat janë 24 orë në shërbim dhe mirëpresin pacientë, por njerëzit nga forca e zakonit, apo pasi besojnë tek QSUT, siç u theksoi Rakacolli, vazhdojnë drejtohen në urgjencën e QSUT.  Rakacolli deklaroi se pika të tilla do të hapen në Durrës dhe në qytete të tjera të jugut të vendit, pasi në komision u tha se në rrethe ka mungesë personeli shëndetësor.

“Duhet t’ua shpjegojmë mirë situatën qytetarëve”, thotë Rakacolli .

Zv. Ministrja shton se Instituti i Shërbimit Publik bën më të mirën që të mos ndodhin pandemi dhe epidemi. Sa i përket fruthit dhe gripit, ajo deklaron se masat janë marrë, se spitalet kanë kapacitet të plotë dhe se përveç fluksit të vizitave në QSUT, nuk ka probleme të papërballueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here